Friday, April 26

“Po mundohet të mos krijojë…”/ Efi rrëfen çfarë ndjeu kur takoi Luizin pas rikthimit në BB VIP: Ai njeri është shumë…

Mbrëmjen e djeshme Gerti Koxha kishte të drejtë që të ftonte për darkë 1 ose 3 banorë, si avantazh që fitoi lojën e sekreteve. Ai zgjodhi Efi Dhedhes, Bledi Manen dhe Krist Aliajn.

Në një moment gjatë kësaj darke, Gerti pyet Efin: “Si u ndjeve kur e takove Luizin kur erdhe? Si tu duk ribashkimi me të? A ndjeve ndonjë ndjesi të veçantë, duke marrë parasysh se e ke parë nga jashtë”.

“Nëse do të ishte Kiara dhe do të futesha unë, do e ndjeja. Kurse në këto momente ai nuk e kishte fokusin tek unë, kështu që nuk ndjeva ndonjë gjë të veçantë. E di që u kënaq me atë të veten. Ai njeri është shumë i vëmendshëm dhe nuk i shpëton gjë. Momentin që dëgjoi që vetëm njëri prej banorëve do të qëndrojë, atij nuk i interesova më unë. Ai i do të gjithë dhe i respekton të gjithë, edhe mua më do. Unë e kam parë dhe nuk kam nevojë për fjalë, se janë ca njerëz që nuk kanë nevojë të ta shprehin. Unë respektin e tij e kam marrë dhe e kam fituar me kohë”, ka thënë Efi.

Kjo e fundit shtoi gjithashtu se Luizi është duke u munduar që të mos krijojë shumë afrimitet me të. Sipas saj, nëse të gjithë nga 4 ish-banorët mund të shkonin në finale, atëherë ai do sillej më ngrohtë me të.