Friday, April 26

“Të dua në finale aq sa dua Kiarën”/ Luizi habit me deklaratën ndaj Kristit: Nuk i jam lutur…

Pas një debati që patën me njëri-tjetrin, Luiz Ejlli i kërkoi Krist Aliajt që të sqarohen me njëri-tjetrin. Teksa ky i fundit po refuzonte një gjë të tillë, këngëtari i njohur i kthehet duke i thënë ‘nuk i jam lutur Kiarës kaq shumë sa ty mo Krist’.

Në këto momente ai pranon që të çohet dhe të shkojë me Luizin të flasin në një vend ku nuk kishte banorë të tjerë.

Luizi i thotë Kristit që të dy e duan finalen dhe ta ndihmojnë njëri-tjetrin që të arrijnë këtë qëllim. Madje këngëtari i tha atij se e dëshiron atë në finale aq sa do edhe Kiara Titon.

Nga ana tjetër, Kristi i tha se më mirë të vazhdojnë si kundërshtarë se sa të pretendojnë se janë shokë me njëri tjetrin.

Pjesë na biseda:

Luizi: Ça po bën o Krist?

Kristi: Ça po bëj? Mua nuk më pëlqen, është hera e 3 në 2 ditë

Luizi: Më mbyte

Kristi: Mirë qesh

Luizi: Nuk dua me më pa ata

Kristi: Nuk shkon o burrë

Luizi: Ça nuk shkon?

Kristi: Pretendon për shoqëri…

Luizi: Ta kam thënë dreqi e mori, të kam thënë se të dua në finale, aq sa dua Kiarën të dua edhe ty