Saturday, July 27

U përfol si ‘Jurgena’ e Luizit, vajza ‘misterioze’ zbulon nëse është takuar me Kiara Titon

Prej disa muajsh emri ‘Jurgena’ është përmendur shumë në media, pasi u bë e njohur si vajza që menaxhonte “Intagram”-in e Luiz Ejllit, i cili ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”.

Edhe pse emri i saj është shumë i lakuar, fytyra  saj ende nuk është bërë publike. Nga ana tjetër, në rrjet kanë qarkulluar disa fotografi ku dyshohet se mund të jetë ajo.

Ditën e djeshme ishte e ftuar në “E Diell” Jurgena Ramadani, vajza e cila u tha se mund të ishte Jurgena e Luizit. Ajo sqaroi se nuk është ajo dhe se nuk ka aspak lidhje me këngëtarin e njohur.

Ajo u shpreh se nuk është Jurgena e Luizit edhe pse do donte të ishte. Por ajo tha se e njihte Kiara Titon dhe se e kishte stërvitur.

Pjesë nga intervista:

Ke patur ndonjë kontakt me Kiarën, duke qenë se keni patur një marrëdhënie le të themi profesionale së bashku?

Momentalisht nuk kemi pasur asnjë lloj kontakti sepse sigurisht ajo është shumë e zënë.

Çfarë do i thuash asaj pasi të gjithë po të akuzojnë se je Jurgena që ka patur “Instagram”-in e Luizit?

Përsa i përket “Big Brother-it nuk kam reaguar asnjëherë pasi profilin tim e kam shumë profesional në punën që unë bëj dhe nuk kam dashur të përzij shumë gjëra.

Po familjarët çfarë kanë thënë, janë prekur nga kjo situatë?

Nuk janë prekur. E kanë pyetur por asgjë personale

Po nëse vërtet je Jurgena që merret me “Instagram”-in e Luizit, por po luan këtë lojën edhe jam, edhe nuk jam. Vjen këtu tek “E Diell” për të marrë informacione.

Deri në një moment të caktuar nuk kam reaguar fare se nuk doja të përfshihesha. Por duke qenë se e njoh Kiarën dhe e kam shumë xhan dhe e km stërvitur. Kiara është një vajzë shumë e mirë dhe prandaj reagova.