Saturday, March 2

“Do kaloni pushime me Luizin e Kiarën?”/ Përgjigjet bashkëshorti i Oltës, Dori: Unë nuk i kam shokë

Olta ka dhënë një intervistë për Megi Pojanin pas daljes mbrëmë nga Big Brother VIP.

Një nga pyetjet që Megi i bëri ishte nëse do t’i kalonte pushimet në Valencia me Luizin dhe Kiarën.

Olta tha se i kishte ftuar në Ibiza çiftin: “Pse jo mos t’i kaloja pushimet me to, por duhet të pyes dhe bashkëshortin”.

 

Në këtë moment, Megi ka pyetur Dorin, bashkëshortin e Oltës, zëri i të cilit dëgjohej në sfond.

 

“Pse t’i kaloj me ta, unë nuk i kam shokë,” tha ai.

Në këtë moment Olta qeshi dhe tha: “Pse mos t’i presim mysafirë o Dori”.