Friday, April 19

A do jetë me Luizin tani që doli nga BB VIP? Olta surprizon me emrin e banorit që dëshiron të fitojë

Pas largimit përfundimisht nga “Big Brother VIP2”, Olta Gixhari ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Fan Club”. Moderatorja Megi Pojani e ka ngacmuar atë duke e pyetur nëse do të bëjë tifo për Luiz Ejllin tani që është jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Duke qenë se shumë ish-banorë janë bërë fans të këngëtarit dhe herë pas here postojnë në rrjetet e tyre sociale diçka për Luizin, Olta tha:

“Kurrë. Seriozisht? Nuk do mbaj qëndrim. Dua ta fitojë një femër, dua ta fitojë Dea Mishel”.

 

Ndërsa duke i kujtuar një fjali që vetë aktorja ka thënë, që ‘do shkrinte gjithë pasurinë që Luizi të mos fitonte’, ajo tha:

 

“Sa budallallëqe kam thënë aty”.