Monday, February 26

“Nuk jam fanse e Luizit!” Në fillim e bullizonte, pastaj e bëri mik, ç’ndryshoi në raportin Efi-Luiz?

Efi Dhedhes ishte e ftuar në emisionin “Më Lër të Flas” me Donald dhe Romeo Veshaj. Efi, ish-kokurrente e Big Brother Vip bëri bujë dhe mori një vëmendje të madhe nga publiku.

Ajo foli për raportin e saj me Luizin, ‘krahun e saj të djathtë’ ashtu siç e quanin njëri-tjetrin brenda shtëpisë. Efi tha për Luizin se iu duk njeriu më i drejtë dhe nuk e konsideron veten fanse të tij por një mike.

Donaldi: “Kemi nga ata banorë të cilët kanë dalë nga shtëpia e Big Brother dhe janë bërë pro Luizit. Janë me Luzin sepse janë të vërtetë apo duan impakt dhe vëmendje.”

Efi: “E dimë dhe është e kuptueshme fakti që secili po përfitojn nga pak. Mendoj se në këtë periudhë po mundohen të përfitojnë prej Luizit, jo vetëm banorët që kanë qenë brenda.”

Romeo: “Mos ta harrojmë që edhe ti kur dole nga shtëpia e Big-ut, ti u bërë shumë fanse e Luizit.”

Efi: “Unë nuk jam fanse e Luizit, unë jam një mike që ai krijoi aty brenda dhe unë krijova një mik aty brenda.”

“Siç e thashë edhe në fillim unë u mundova të studioj çdo banor aty brenda dhe konkluzioni im ishte që ai ishte i vemtmi njeri i saktë aty brenda”, tha ajo.