Thursday, April 25

A u pajtua me Kiarën? Efi: Nuk kemi folur akoma, po pres…

Efi dhe Kiara u afruan shumë me njëra-tjetrën gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, megjithatë duket se gjërat mes tyre ndryshuan pas daljes së Efit dhe videos që ajo bëri për çështjen e lavamanit.

E ftuar në “Më Lër të Flas”, Efi tregoi se si është marrëdhënia mes dy vajzave tani që dhe Kiara ka dalë. Ajo shpjegoi që nuk kanë mundur të flasin për atë moment, por po pret që Kiara të zgjedhë që të sqarohen.

“Edhe tituj e portaleve janë sulmon, del kundër. Unë aty nuk sulmova njeri. Unë shpreha thjesht mendimin tim. Unë nuk e fajësoj si e mori ashtu siç iu paraqit. Jashtë nuk kemi p[asur mudnësi për t’u sqaruar. Po pres thjesht momentin që ajo të ketë dëshirë për të folur.