Friday, April 26

U largua drejt Britanisë me gomone/ Adoleshenti shqiptar kapet duke punuar në “shtëpi bari” (EMRI+FOTO)

Një adoleshent shqiptar rrezikon burgun në Britaninë e madhe, pasi u kap duke punuar në një shtëpi bari.

Mediat britanike raportojnë se bëhet fjalë për Besmir Sulën, i cili kishte hyrë ilegalisht në angli, pasi kishte paguar rreth 4000 paund për një vend në gomone. Ai u detyrua të punonte aty pasi duhet të paguante borrxhin që kishte marrë, për të paguar gomonen.

Avokati i tij, John FitzGerald, tha se adoleshenti, i cili nuk ka asnjë dënim të mëparshëm, kishte qenë viktimë e “bandave të organizuara që shfrytëzojnë njerëzit”.

Mësohet se Sula hetonte më parë në një fshat të Shqipërisë, ku punonte natën në një furë buke, dhe fitonte 300 euro në muaj, por dëshira për një jetë më të mirë e shtyu të merrte udhëtmin e rrezikshëm.

Sipas raportimeve nga Britania, pasi të kryejë një dënim prej 15 muajsh, Sula do dëbohet duke u rikthyer në atdhe.

U largua drejt Britanisë me gomone/ Adoleshenti shqiptar kapet duke punuar