Monday, April 29

“Do të të bëja një p*rdhë…”/ Egla nuk kursehet ndaj Ilnisës: Ik ha bukë moj e mbytu

Egla Ceno, Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli, prej ditës së martë janë të izoluar në dhomën e bardhë, pasi u skualifikuan nga “Big Brother VIP3”. Banorët janë në pritje se çfarë vendimi do të marrë publiku, cilin prej tyre do të rikthejë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

E teksa ata vazhdojnë të jenë në izolim, nuk kanë munguar debatet mes tyre. Ndonjëherë ka të qeshura mes Eglës dhe Meritonit, por menjëherë nisin sherret.

Por nga ana tjetër, duket se Ilnisa dhe Egla janë të vendosura të mos bëjnë paqe. Së fundmi aktorja ka përdorur një fjalor jo etik ndaj moderatores, ndërkohë që ajo hante bukë.

Pjesë nga biseda:

Egla: Do të të bëja një mender p*rdhë të të përshëndesja por s’më vjen!

Ilnisa: Vërtet?

Egla: Po të të përshëndesja se vetëm atë meriton në dialog.

Ilnisa: Ndërkohë që unë po ha mëngjes, kaq e paedukatë je?

Egla: Kaq e paedukatë jam për njerëz si puna jote me edukatë të madhe.

Ilnisa: Më vjen shumë keq për ty.

Egla: Po ikë moj ha bukë aty mbytu dhe na lër rehat.