Tuesday, April 30

Dy banorë në nominim “kokë më kokë”/ Kush rrezikon të largohet të shtunën nga BBVip?

Gjashtë banorë i kanë shpëtuar telelevotimit, duke fituar kështu mundësinë për të qëndruar ende në shtëpi,

Spektakli i djeshëm i “Big Brother Vip” ishte i mbushur me debate të forta, por edhe surpriza.

Gjashtë banorë i kanë shpëtuar telelevotimit, duke fituar kështu mundësinë për të qëndruar ende në shtëpi, ndërsa dy të tjerë do të përballen të shtunën.

Egla, Romeo, Meritoni, Jetmir, Erjola dhe Françeska i shpëtuan, ndërsa të shtunën në televotim ‘kokë më kokë’ janë Liam dhe Lidi.

Mbrëmja e kaluar u shoqërua me shumë debate. Një prej tyre ishte mes Meritonit dhe Julit. Meritoni u shpreh se Juli i përmend vazhdimisht Ilnisën për ta goditur, ndërsa Juli i kërkoi llogari për shembullin e një ish-miku bixhozxhi që i ka përmendur Meritoni.

Po ashtu, Romeo dhe Egla u përfshinë në debate sa i përket pakënaqësive të banores ndaj aktorit për përzgjedhjen e saj për ta shpëtuar nga nominimi.