Monday, April 29

Zarfi i Zi për Ilnisën dhe Meritonin, çfarë do të ndodhë sonte?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Që prej skualifikimit të Eglës nga loja u komunikua se do të merret një vendim nga Vëllai i Madh edhe për Ilnisën dhe Meritonin, kjo pasi ishin ata që e provokuan disa herë atë. Vetëm pak më parë në shtëpi ka hyrë një zarf i zi, ku ka të shënuar emrat e Meritonit dhe Ilnisës, i cili mesa duket do të hapet gjatë prime-t të sotëm.