Monday, April 29

Meritoni shpërthen në lot, banorët e BBV surprizohen nga…

Në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit, banorët e shtëpisë së Big Brother VIP, janë surprizuar nga nga disa fëmijë me spektër autik.

Pas shtypjes së butonit “Push Me”, nga Romeo, banorët kanë dalë në oborr dhe kanë shijuar një performancë nga ata, duke recituar dhe kënduar.

Të gjithë banorët u panë të emocionuar dhe të përlotur teksa dëgjonin tingujt e muzikës, ndërsa Meritoni, i cili deklaroi disa ditë më parë që edhe djali i tij ishte një prej fëmijëve me autizëm, nuk i ka mbajtur dot lotët. Ai në një moment qëndroi veç banorëve të tjerë duke qarë, ndërsa pranë i qëndroi Ilnisa.

Ai gjithashtu ka deklaruar se nëse do ta fitonte këtë edicion të “Big Brother Vip”, Meritoni do t’ia dedikonte kauzës për djalin e tij.

Në fund ata kanë shkëmbyer mesazhe të bukura dhe përqafime me njëri tjetrin.