Friday, May 17

Egla Ceno skualifikohet nga Big Brother VIP 3

Një Zarf i Zi është futur paraditën e sotme brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Pas provokimeve që Meritoni i ka bërë dhe reagimeve që Egla ka patur vëllai i Madh ka marr ndaj saj një vendim të menjëhershme.

Sipas përmbajtjes që Zarfi i Zi kishte, Egla Ceno skualifikohet nga loja e Big Brother VIP.

Kujtojmë se pas mbylljes së Prime-t, gjatë konsunimit të darkës, Egla Ceno i ka hedhur gotën me verën në kokë Meriton Mjekiqit, me arsyetimin se ai i thotë në mënyrë të vazhdueshme që pi alkool.

Meritoni i është drejtuar aktores duke i thënë se “je një femër psikopate dhe e çmendur”.

Në debat është përfshirë edhe partnerja e Meritonit, Ilnisa e cila është përplasur ashpër me Eglën, duke i thënë asaj “pise femër, fundërrinë”.