Monday, May 20

“Desh u lidhe me Meritonin…”, Françeska shpërthen në lot për akuzën e bërë!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Ditën e sotme Françeska ka shpërther në lot pas një debati me Julin. Kjo pasi ai ishte shprehur se Françeska është munduar të lidhej me Meritonin edhe pse është një grua e martuar me fëmijë. Fjalë të cilat e kanë lënduar atë dhe me lot në sy i është shprehur Rikes:

Françeska: Këto për mua dinë vetëm ‘ti ke puçrra, je e shëmtuar, sa e ke gojën ti’. Më kanë thënë ‘ti nuk dukesh që ke burrë, desh u lidhe me Meritonin’ dhe unë të vazhdoj të duroj? Nuk dinë të më kapin te loja, por dinë vetëm të më denigrojnë. Kur flas për bashkëshortin dhe fëmijën tim më thonë na çave kokën. Meritonin nuk e përqafoj se i di limitet, i di sesi janë njerëzit në këtë shtëpi.