Saturday, April 27

Të vetëm në lavanderi, Romeo dhe Heidi shkëmbejnë puthje pasionante!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Pas debateve që patën me njëri-tjetrin, Romeo Veshaj dhe Heidi Baci janë rikthyer sërish me njëri-tjetrin. Çifti, që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 3”, duket se ka sheshuar mosmarrëveshjet. Ditën e sotme ata kanë rikthyer përqafimet dhe ledhatimet mes tyre, ku vetëm pak më parë të vetëm në lavanderi kanë shkëmbyer puthje pasionante me njëri-tjetrin.