Sunday, April 28

“Ema, babi yt u heq jorganin vajzave…”, Egla mesazh për vajzën e Jetmirit!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Debatet dhe ngacmimet e Eglës janë vënë re me të gjithë madje dhe me Jetmirin dhe Liamin, të cilët ishin banorët më të rinj të shtëpisë. Ditën e sotme teksa është kapur me fjalë me Jetmirin, pas një veprimi të tij, ku i ka tërhequr jorganin në fund të këmbëve Eglës për ta zgjuar, kjo e fundit i ka drejtuar publikisht një mesazh vajzës së tij, për ta acaruar dhe ngacmuar më shumë atë.

Egla: Ema, babi i heq jorganin në fund të këmbëve gocave kur flen gjumë, kaq bën babi zemra është i detyruar tu heq jorganin, tu vre edhe mbeturina grave në krevat, Ema