Monday, May 20

“Mendova erdhën të më vrasin”/ Rike Roçi rrëfen “tmerrin” që përjetoi në Itali

Rike Roçi ka ndarë një histori personale sot me banorët, teksa ka treguar një ngjarje të frikshme që i ka ndodhur në Itali.

Ajo ka treguar momentin kur disa hajdutë tentuan të grabisnin shtëpinë e saj. Duke folur me banorët, ajo ka treguar se ishte vetëm në shtëpi, në momentin që një skifter ka tentuar të hyjë në shtëpinë e saj, por fatmirësisht karabinierët kanë ndërhyrë në momenti ne duhur.

“Dritaret i kam me hekura, ndërkohë dëgjoja zhurmë. Mendoja se ishte një zog por ishte ora 8 e darkës. Pastaj dëgjova krisje pistolete. Aty thashë vdiqa, erdhën të më vrasin. E mora guximin, shkova në sallon, hap pak perden, kur shoh fytyrën e skifterit para meje. Bërtita me të madhe, por fatmirësisht arma ishte e karbinierit sepse ata kanë të drejtë të qëllojnë 3 herë si paralajmërim.”– tha Rike.