Thursday, May 16

“Egla do t’a bastardojë veten më keq se kaq”/ Ilnisa tregon kë sheh në finalen e BB VIP 3: Unë jam…

“Unë jam njëherë, kështu mendoj. Edhe kjo Ledjona më vjen deri në këtë pikë të lojës”

Gjatë ditës së djeshme, Ilnisa Agolli ka treguar emrat e banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri që mendon se do të arrijnë në finalen e këtij edicioni të tretë të “Big Brother VIP”.

Gazetarja u shpreh se në garë për çmimin e madh deri më tani sheh padyshim veten, Julian Dedën dhe Ledjona Xheladinaj.

Sipas Ilnisës, Egla Ceno nuk do e arrijë finalen, pasi mendon se aktorja “do t’a bastardojë veten më shumë rëndë se sa kaq, do rëndohet shumë.”

Ndër konkurrentet e tjerë që nuk do arrijnë në finale sipas saj ishin edhe Rike Roçi me Vesa Smolicën.

“Unë jam njëherë, kështu mendoj. Edhe kjo Ledjona më vjen deri në këtë pikë të lojës. Po të bëj një analizë, Rike -Vesa, nuk i shoh, as Eglën, sepse ajo do t’a bastardojë veten më shumë rëndë se sa kaq, do rëndohet shumë”, u shpreh gazetarja.