Që në insertin prezantues të “Shihemi në Gjyq”, Alma i kërkoi bashkëshortit të saj të 30 viteve, Fatosit, ADN-në e fëmijëve. Çifti ka 4 fëmijë së bashku, por Alma thotë se e akuzojnë që djalin e vogël i cili  ka emrin e vjehrrit të saj të ndjerë, ia konsiderojnë fëmijë të jashtëligjshëm.

Veç kësaj, Alma pretendon se të afërmit e Fatosit kanë përvetësuar pronat e tyre. Fatosi ngulmon që Alma mos të përdorë ofendime ndaj tyre sepse ata mbeten “njerëzit e tij”.

Alma: Ia ngjita emrin djalit Shefqet, emrin e të ndjerit vjehrrit tim, njerëzit e burrit thonë “hë se k*pil është ai!”

Eni Çobani: Për këtë fjalë ka ardhur zonja sot këtu që e akuzon zotëria.

Alma: Vjehrri im la testament tokën e tij nga pjesa takuese djalit tim. Ata e kishin inat dhe thoshin “hë se k*pil është ai”. Unë dua ADN-në e djalit tim! E kam këtu në sallë.

Eni Çobani: Edhe njëherë ta dëgjojë ky zotëria. Pra djali i vogël i familjes tuaj e ka emrin Shefqet dhe mban emrin e vjehrrit tuaj, babait të Fatosit. Tani ty për këtë djalë të kanë thënë e keni k*pil?

Alma: Po.

Eni Çobani: Pse?

Alma: Se po të mos ishte k*pil nuk ia ngjiste emrin e babait. Zonja Eni, unë nuk gënjej se s’kam turp ta them.

Alma shton se pretendimi është ngritur kryesisht për djalin e saj të vogël, por ka patur dyshime edhe për fëmijët e tjerë.

Ardit Gjebrea: Këtë e kanë thënë vetëm për atë djalë apo edhe për fëmijët e tjerë?

Alma: Fëmijët i ka të zgjuar, nuk i ngjajnë të atit, se kujt i ngjajnë. Ndoshta edhe për të gjithë e thonë. Por pika kryesore ka qenë djali im i vogël.

Ardit Gjebrea: Më fal, kam një pyetje. Ata kanë thënë fëmijët i ka të zgjuar dhe…

Alma: Nuk është i zgjuar se po të ishte i zgjuar merrte tokën ai, merrte dy shtëpi në Itali, nuk vinte vëllai në Shqipëri t’i merrte tokën dhe shtëpinë!

Ardit Gjebrea: Kush e ka thënë këtë?

Alma: Vëllai i tij Saimir Xhyra, Xhevdet Petalli dhe gjithë fisi i tij që e njeh.

Ardit Gjebrea: Po si mund të thotë fisi për një njeri të vetin që nuk është i zgjuar?

Alma: Po nuk është i zgjuar se po të ishte i zgjjuar nuk ia merrte njeri shtëpinë.

Fatos: Po të isha i zgjuar unë do mbaja familjen dhe do u ktheja kurrizin të gjithëve, por unë i dua njerëzit dhe… ti s’ke punë të përmendësh njerëzit e mi.

Alma: Njerëzit e tu nuk janë njerëz. Kam vuajtur 30 vjet në shtëpinë tënde!

Fatos: Njerëzit e mi janë njerëzit e mi!/tvklan.al