Thursday, May 16

“Je pusetë e shoqërisë”, Graciano-Julit: Shqiptar që rreh gratë nuk dua të jem

Në një debat të ashpër me ofendime janë përfshirë sot dy banorët e Shtëpisë së Big Brother VIP, Graciano dhe Juli.

Ofendimet ishin të llojit je apo nuk je shqiptar apo dhuna ndaj grave. Dyshja shpesh janë përplasur me njëri tjetrin, duke treguar mospëlqimin që kanë, por kjo herë ishte “kulmi”.

Juli: A je danez apo shqiptar?

Graciano: Shqiptar, nëse shqiptarët paskan rrahur gratë nuk dua të jem shqiptar si puna jote

Juli: Kush ka rrahur gratë? Je një pis, ordiner, je një pusetë i kësaj shoqërie, kjo je ti

Graciano: Siç je ti, siç po ma bën ti

Juli: Je antishqiptar dhe pis

Graciano: Jam shqiptar dhe jam krenar që jam shqiptar dhe jam versioni më i mirë

Juli: Je djalë pis, je fundërrimë komplet