Monday, April 29

Tag: lajme shqip

Aksident në Tiranë, kamioni përplas për vdekje Olsin e TikTokut
Kronike

Aksident në Tiranë, kamioni përplas për vdekje Olsin e TikTokut

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën ‘Kastriotët’, në zonën e njohur si rrethrrotullimi i Treshit në Tiranë.   Drejtuesi i kamionit K.F ka përplasur për vdekje në vijat e bardha këmbësorin Oligert Dikën, 32-vjeç.   I riu ishte një personazh i njohur në rrjetin social ‘Tik-Tok’ si 'Olsi Polici', videot e të cilit bëheshin virale, ndërsa vishej me një jelek të policisë rrugore edhe një mbante tabelë në dorë. Nga sa mësohet dyshohet se Olsi vuante nga probleme të shëndetit mendor.   'Më datë 04.04.2023, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të akside...
Luizi zemërmadh dhe i dashur, i premton Ronaldos shumën ….
Big Brother VIP

Luizi zemërmadh dhe i dashur, i premton Ronaldos shumën ….

Me rikthimin e Efi Dhedhes, Kiara Titos dhe Ronaldo Sharkës në shtëpinë e “Big Brother VIP2”, janë rikthyer edhe bisedat e orëve të vona mes tyre dhe Luiz Ejllit. Teksa të katër banorët ishin shtrirë te një krevat, Luizi i premtoi Ronaldos që do i dhuroi një shumê simbolike, nqs ai e fiton Big Brotherin.   "Më vjen shumë keq pêr fatkeqësinë që tê ka ndodhur, e di mirë se si ndihesh, sepse e kam përjetuar vetë humbjen e babait, kêshtu që nqs do jem fitues i kêtij kompeticioni, unë do të të dhuroj 5 mijë euro." - i ka thënê Luizi
Komunisti, aleat i Berishës/ Marko Dajti, kandidati me firmën e Flamur Nokës që synon karrigen e bashkisë Tiranë
Politike

Komunisti, aleat i Berishës/ Marko Dajti, kandidati me firmën e Flamur Nokës që synon karrigen e bashkisë Tiranë

Që në nisje të betejës së tij për tu rikthyer në krye të PD Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën për instalim të monizmit, por me komunistët zgjodhi të bëjë vetë aleancë. Kryetari i Frontit të Majte, komunisti Marko Dajti do te jete kandidat për kryetar Bashkie me firme te demokratit Flamur Noka. Armiku i armikut tim është miku im, ky rregull i pashkruar duket se zë vend në bashkëpunimin e komunistëve dhe Sali Berishës ne zgjedhje. Miqësia me flamur Nokën ka bërë Dajti të harrojë ideologjinë komuniste dhe ti japë një dore mikut te tij demokrat, për të kompensuar votat që do i rrëmbejë kandidati i PD zyrtare Roland Bejko. Strategjia e Berishës duket si taktike e vjetër politike, për ti hequr vota te majtëve në betejën për kryeqytetit, në përpjekje për të përsëritur skemën e vjetër e 2...
Veliaj padit penalisht për shpifje Syri TV
Aktualitet

Veliaj padit penalisht për shpifje Syri TV

Pas transmetimit të deklarimeve të shtetasit italian Gabriele Tarroni Longhinotti, i arrestuar në vitin 2021 dhe i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 6 vite burgim për mashtrim, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka paditur penalisht për shpifje televizionin Syri, emisionin “Piranjat”, gazetarin Bledian Koka dhe producentin e emisionit, Vojo Bregu.   Në emisionin në fjalë, i transmetuar nga Syri TV, italian Longhinotti sulmoi ish ortakun e tij në biznes, Alberto Presezzi, por në deklarime e sipër përmendi edhe emrin e kryebashkiakut Veliaj.   Në një dalje për mediat, avokati Plarent Ndreca bëri me dije se ditën e sotme, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është depozituar padia për gjykimin penal për shpifje ndaj Televizionit Syri, emisionit “Piranjat, gazetarit B...
Ligjet që shkeli Kryemadhi/ Çfarë rrezikon nga mosdeklarimi i llogarive bankare jashtë vendit
Politike

Ligjet që shkeli Kryemadhi/ Çfarë rrezikon nga mosdeklarimi i llogarive bankare jashtë vendit

Dokumentet e publikuara nga Top Channel tregojnë, pagesa të kryera nga biznesmenë rus të naftës me përfituese zonjën Kryemadhi, të cilat ajo nuk i ka deklaruar. Në kushtet kur zonja Kryemadhi është deputete e Kuvendit të Shqipërisë, ajo është subjekt i ligjit për “Deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”. Këto dokumente mbërritur përmes postës elektronike në Top Channel tregojnë se Monika Kryemadhi, më 15 shkurt 2017, mori një pagesë prej 5,350 euro nga kompania Holdem.   Ndërsa një vit më pas në 23 maj të vitit 2018 një tjetër pagesë prej 13,500 euro po nga Holdem.   Transfertat janë në shuma të vogla por ato tregojnë se janë fshehur llogari bankare në banka në Zvicër dhe aksione në kompanitë...