Sunday, May 19

Lifestyle

Kader – Lumbardhit: Mos më quaj ‘gruaja jote’ pa ma vënë unazën në gisht
Lifestyle

Kader – Lumbardhit: Mos më quaj ‘gruaja jote’ pa ma vënë unazën në gisht

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Kader është treguar goxha strikte derisa i ka vënë kritere Lumbardhit, nëse do ta quaj “grua të tij”. Kader ka thënë se pa unazën në gisht, s’e pranon një epitet të tillë. “Unazën hala nuk po e shoh në gisht, për të qenë burri jem më vjen keq. Përderisa nuk e kam atë në gisht mos më thuaj ‘gruaja jem’, pa e pas unazën në gisht s’jam gruaja jote”, ka thënë Kader pos tjerash. Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.  
Plas keq mes Bucit dhe Santianës: Ti je mashtrues, ma…
Lifestyle

Plas keq mes Bucit dhe Santianës: Ti je mashtrues, ma…

Santiana dhe Buci kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin. Santiana e ka quajtur Bucin mashtrues pasi ai e ngacmoi duke i thënë se ka mundësi të bëhet shoqe me Shqipen, me të cilën kanë pasur goxha shpesh debate. “Ndoshta bëheni shoqe, unë për vete jam bërë shoqe me Albyn kurrë se kam mendu”, ka thënë Buci. Më pas reagoi Santiana duke i thënë: “Ti je manipulues prandaj bëhesh shok me të, një herë ke folur keq për të”. Sipas Shqipes, Santiana dhe Buci po e bëjnë këtë për lojë.
Publiku kërkon me ngulm Arbanën në BBV3, Ledioni ka 2 fjalë për të thënë: Besoni ne…
Lifestyle

Publiku kërkon me ngulm Arbanën në BBV3, Ledioni ka 2 fjalë për të thënë: Besoni ne…

Tashmë është konfirmuar se Ledion Liço do të prezantojë këtë edicion të ‘Big Brother Vip’. Imazhi i tij i ka munguar prej vitesh televizionit e duket se ky do të jetë një rikthim i fuqishëm i tij si prezantues në formatin e famshëm. Mirëpo ky ndryshim nuk u prit dhe aq mirë nga ndjekësit e tij në Instagram, të cilët shprehën hapur në komente mbështetjen për Arbana Osmanin. Për këto komente, duket se ka ardhur nje reagim nga Ledion Liço. Ai ka postuar një foto në InstaStory ku shkruan: Besoni në fillimet e reja.
FOTO// Pas ish-banores së BB, edhe blogerja e njohur reagon ashpër ndaj Dojnës: Shet fëmijën për…
Lifestyle

FOTO// Pas ish-banores së BB, edhe blogerja e njohur reagon ashpër ndaj Dojnës: Shet fëmijën për…

E ftuar në emisionin “Oxygen”, Dojna diskutoi mbi jetën luksoze që shfaqet në rrjete sociale, “vajzat e Instagramit” dhe presionin ndaj djemve të rinj për të bërë para. Deklarata e moderatores ka marrë komente të shumta dhe shumë personazhe që janë pjesë e medias kanë reaguar për këtë. Ndërsa një pjesë e duartrokitën moderatoren, një pjesë tjetër e sulmuan. Pas ish banores së BB, Rike Roçi, ishte rradha e blogeres Fjorda Llukmani të sulmonte Dojnën. Blogerja është shprehur se nuk i pëlqen më imazhi i dikujt që flet me fjalë të mëdha për moralin. Ajo është shprehur që Dojna “shet” fëmijën e saj për reklama dhe se në emisionin që ajo drejton luajnë me njerëzit për sa më shumë klikime. “Mos bëni si bëj unë, po bëni si them unë. Ma prishi komplet një farë pëlqimi që ki...
Edona – Albës: Të premten del, të janë harxhuar burrat
Lifestyle

Edona – Albës: Të premten del, të janë harxhuar burrat

Edona dhe Alba kanë shkëmbyer pikëpamje dhe kanë debatuar mbi disa çështje që kanë shkaktuar tensione në marrëdhënien e tyre. Çështja kryesore ka qenë një diskutim i ashpër ku Edona ka shprehur bindjen e saj se Alba do të jetë e elimunuara e radhës, pasi sipas saj loja e saj ka mbaruar. Ndërkohë, Alba ka reaguar duke thënë se mendjet dhe qëndrimet e Edonës ndryshojnë çdo orë, duke bërë që diskutimi të jetë akoma më kompleks. Kjo ka sjellë një dimension të ri në marrëdhënien e tyre, pasi çdo moment mund të sjellë një perspektivë të re nga njëra palë. Edona nuk ka hezituar t’i drejtohet Albës me “Të janë harxhuar burrat”, duke ia bërë të ditur kështu se nuk ka më ndonjë mashkull me të cilin mund të krijojë ndonjë raport dhe kjo t’i ndihmojë që të qëndrojë në shtëpi. ...
Emri i Ermal Mamaqit del në dosjen VIP të SPAK për pastrim parash
Aktualitet, Lifestyle

Emri i Ermal Mamaqit del në dosjen VIP të SPAK për pastrim parash

Dosja e prokurorisë se posacme, SPAK, ndaj Ilir Beqaj nxjerr në skenë edhe emrin e aktorit të humorit Ermal Mamaqi. Sipas Ora News, Emri i Mamaqit del si ortaku i një restoranti në Tiranë të quajtur “Me Nam” i cili pret fatura fiktive për llogari të Ermal Kurtulaj me qëllim pastrimin e parave.       Shtetasi Ermal Kurtulaj komunikonte me administratoren Dhurata Thanasi, takim ky që ka qenë në mbikëqyrje të BKH-së. Subjekti tregtar “Dhurata Thanasi Person Fizik me emrin tregtar “Luga e Arte”, me fushe veprimtarie “Tregtim me pakice te produkteve ush1imore tipike shqiptare, me adrese TIRANE Rr: Muharrem Butak, Pallati Rinia.- Date 14.11.2023, 08:41:17, me pershkrimin “Shërbim Kateringu” ne vlerën 259000 leke.Ne datë 14.11.2023 shtetasi Ermal Kurtulaj ka patu...
A ke diçka me Bledi Manen? – Ardi e pyet direkt Shqipen, ky është reagimi i saj
Lifestyle

A ke diçka me Bledi Manen? – Ardi e pyet direkt Shqipen, ky është reagimi i saj

Ardi mbrëmë e ka pyetur direkt Shqipen nëse ka pasur diçka ma gazetarin tani analistin e Big Borther Vip Kosova 2, Bledi Manen. Në prezencë të Mirdonit, Ardi e pyeti Shqipen “A ke diçka me Bledi Manen”, kjo e fundit u përgjigje “Hapni derën se dola”, ndërkohë ai ia kthehu “Përgjigjmu saktë, sinqerisht” teksa kjo e fundit ironizoi. “Po kam pasur diçka…nuk kam, as nuk kam pasur as nuk do të kemë ndonjëherë”, u shpreh ajo. Shiko videon:
Noizy publikisht i kërkon falje të bijës së tij, kjo është arsyeja
Lifestyle

Noizy publikisht i kërkon falje të bijës së tij, kjo është arsyeja

‘Noku i Vogël’, është një nga këngët ‘hit’ ndër vite të reperit Noizy, i cili ja ka dedikuar vajzës së tij Leandrës. Ai i ftuar në një intervistë është pyetur se “Kujt do i thojë “Më fal” në këto momente? Dikujt që nuk ke mundur t’i qëndrosh afër dhe publikisht këtë funditvit e përmbyll duke i thënë më fal”. Noizy i kërkoi falje familjes së tij për të cilën u shpreh se nuk kalon shumë kohë për shkak të angazhimeve, njerëzve që ka lënduar padashje, por mbi të gjitha vajzës së tij. “Personi kryesor mund të jetë vetëm Noku vogël, Leandra, të cilës i kërkoj falje për shumë gjëra. Por ato mbeten mes meje dhe saj”, tha Noizy.
Këta janë 15 VIP-at që thuhet se do jenë banorët e Big Brother VIP Albania 3
Big Brother VIP

Këta janë 15 VIP-at që thuhet se do jenë banorët e Big Brother VIP Albania 3

Numërimi mbrapsht për “Big Brother VIP Albania 3” ka nisur. Reality-show do të vijë në ekran më 13 janar 2024, nën moderimin e Ledion Liços. Sakaq, emrat që përflitet se do bëhen pjesë e tij janë të shumë. Aktualisht, në media përflitet për 15 banorë. Anabel raporton se nga burimet i kanë konfirmuar këtë listë banorësh: Partnerja dhe mamaja e Klinton Zeqirajt, Alfio Rrotani, Albi Nako, Adel Lami. Drini Zeqo, Dorina Mema, Endrik Beba, Fation Kuqari, Ksenja, La Fazani, Rike Roçi, Roza Lati, Sara Gjordeni, Sardi, Zamira Kita.