A e shkaktoi dora e njeriut tërmetin tragjik në Turqi? Sizmiologu jep përgjigjen e vërtetë

A e shkaktoi dora e njeriut tërmetin tragjik në Turqi? Sizmiologu jep përgjigjen e vërtetë

Sizmiologu Edmond Dushi i ftuar në Wake Up ka ndarë edhe mendimin e tij si ekspert i fushës në lidhje me tërmetin e Turqisë.

Pavarësisht se kanë dalë shumë fjalë se ky tërmet mund të jetë shkaktuar nga dora e njeriut si për shembull sistemi Harps, sizmologu e hedh poshtë këtë pretendim duke u shprehur se nuk beson kurrë që një teknologji njerëzore të arrijë të krijojë një energji kaq të madh.

Edmond Dushi: Ka një shkallë, e jep Shërbimi Gjeologjik Amerikan shumë të qartë për publikun për të kuptuar se çfarë energjie kolosale ka një termet tektonik ose natyror. Kjo shkalla tregon qartë që shpërthimi bërthamor i Hiroshimës që merret si referencë, është shumë, shumë poshtë shkallës në raport me tërmetet më të fortë të botës që kanë ndodhur, tani renditet si xhevahir edhe ky i Turqisë. Kështu që unë nuk mund të besoj kurrë që një teknologji njerëzore të arrijë të krijojë një energji kaq të madhe, ndonëse ajo është 10% e asaj energjie apo buxheti që manifestohet në një thyerje tektonike, po ajo është një energji shumë kolosale krahasuar me disa fish shpërthimet bërthamore të njohura deri tani.

Shiko SHQIP IPTV

Neada Muçaj: Pra nuk është dora e njeriut, por janë fenomene natyrore.

Edmond Dushi: Pastaj sistemi Harps ka të bëjë kryesisht me aspekte elektromagnetike dhe nuk mund të arrihet kurrsesi.

Bota