Monday, May 6

Bota

Të shtëna me armë në Londër/ Një viktimë, dy të rinj të plagosur
Bota

Të shtëna me armë në Londër/ Një viktimë, dy të rinj të plagosur

Një grua 42-vjeçare ka mbetur e vdekur, ndërsa dy të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në Hackney, në lindje të Londrës.   Policia u thirr në Vine Close në orën 18:28 pas raportimeve për të shtënat, sipas Sky News. Oficerët shkuan në vendngjarje bashkë me Shërbimin e Ambulancës në Londër dhe gjetën tre persona me plagë me armë zjarri. Gruaja ndërroi jetë në vendngjarje. Një 20-vjeçar dhe një djalë 16-vjeçar janë dërguar në spital, ku po vlerësohet gjendja e tyre. Hetimet kanë nisur, ndërsa ende nuk ka të arrestuar për ngjarjen.  “Ky incident tronditës ka rezultuar në vdekjen e një gruaje të re dhe lutjet e mia janë me familjen e saj në këtë kohë tepër të vështirë. Lutjet e mia janë gjithashtu me dy personat që janë dërguar në spital. Ne jemi ende në fa...
Brenda fabrikës sekrete të iPhone – aty ku rregullat janë strikte si në ushtri [Foto]
Bota

Brenda fabrikës sekrete të iPhone – aty ku rregullat janë strikte si në ushtri [Foto]

Rreshtuar me saktësi ushtarake, qindra punonjës presin për të bërë iPhone në një nga fabrikat më të fshehta në linjën e prodhimit të teknologjisë Apple. Të veshur me xhaketa rozë, “kapela” blu dhe pantofla plastike, punëtorët kanë shenjat e tyre të identitetit të cilat skanohen në një iPad nga një mbikëqyrës në mëngjesi. Nga atje, ata e bëjnë rrugën e tyre drejt vend punishtes, por jo para se t’i nënshtrohen kontrolleve të njohjes së fytyrës. Pegatron Corp. punëson deri në 50.000 njerëz në fabrikën e vet në Shanghai e cila mbulon një sipërfaqe, sa madhësia e 90 fushave të futbollit. Por dy firmat, për herë të parë kanë lejuar një gazetar perëndimor që të futet brenda, pasi kompanitë janë përballur ndër vite me akuza se stafi i tyre janë duke bërë punë rraskapitëse dhe m...
Shqiptari në Itali nxjerr të bijën 26-vjeçare nga ‘Big Brother’
Bota, Lifestyle

Shqiptari në Itali nxjerr të bijën 26-vjeçare nga ‘Big Brother’

Heidi Baci, 26 vjeçarja shqiptare që u bë pjesë e “Grande Fratello” ka lënë në mes garën pas takimit që zhvilloi gjatë spektaklit me babanë e saj. I ati ishte kundër afrimitetit të së bijës me Massimiliano, një tjetër konkurent në Grande Fratello dhe i kërkoi asaj të kthehej në shtëpi. “Mami është e sëmurë, ai është plak dhe të keqtrajton. Eja me mua. Unë nuk të njoh më dhe nuk të shoh më siç ishe më parë. Ti më dukesh si një person tjetër. Nuk ke mundur të krijosh një mur me një person që të vuri nën presion”, tha Genti, babai i Heidit. Ai më tej shtoi se nëna e saj nuk e ka ndjekur më dhe nuk e ka mbështetjen e saj në këtë rrugëtim. “Nëna nuk të ka parë më që nga ai moment. Nuk lejoj njeri të sillet keq me vajzën time dhe ti e di. Nuk lejoj njeri të shkelë dinjitetin të...
Thellohet LUFTA! Përfshihet edhe Siria, hedh raketa drejt Izraelit
Bota

Thellohet LUFTA! Përfshihet edhe Siria, hedh raketa drejt Izraelit

Raportohet se një numër raketash janë lëshuar nga Siria drejt territorit të Izraelit Konflikti mes Izraelit dhe Hamsit duket se është zgjeruar, pasi raportohet se është përfshirë dhe Siria. Ushtria Izraelite thotë se një numër raketash janë hedhur drejt Izraelit edhe nga Siria. “Një numër raketash nga Siria që synonin Izraelin u identifikuan pak më parë. Një pjesë e tyre kaluan në territorin izraelit dhe me sa duket ranë në zona të hapura” thuhet në një postim të ushtrisë izraelite në rrjetin X. Sipas mediave, nga Siria janë lëshuar 5 raketa dhe ushtria izraelite po sulmon pozicionet nga kanë nisur hedhjet e raketave në Siri.
Hamasi publikon PAMJE të depos nëntokësore të raketave (VIDEO)
Bota

Hamasi publikon PAMJE të depos nëntokësore të raketave (VIDEO)

Hamasi duket sikur është përgatitur prej kohësh për këtë sulm, për faktin se ka publikuar një video ku shfaqet një depo nëntokësore e raketave Derisa luftimet mes militantëve të Hamasit dhe ushtrisë izraelite po vazhdojnë pas sulmit të befasishëm të premtes mbi territorin e Izraelit, të dyja palët po vazhdojnë të japin të dhënat më të fundit për numrin e të vrarëve. Nga ministria palestineze e Shëndetësisë është bërë e ditur se mbi 830 palestinezë, ndërsa nga Tel Avivi kanë njoftuar se deri më tani kanë numëruar mbi 1 mijë izraelitë të vrarë. Në anën tjetër Hamasi duket sikur është përgatitur prej kohësh për këtë sulm, për faktin se ka publikuar një video ku shfaqet një depo nëntokësore e raketave. E kryeministri izraelit Benjamin...
Lufta Palestinë-Izrael, Erdogan kundër SHBA: Po e kthejnë rajonin në gjakderdhje
Bota

Lufta Palestinë-Izrael, Erdogan kundër SHBA: Po e kthejnë rajonin në gjakderdhje

"Fatkeqësisht SHBA rrëzoi një dron turk. NATO dhe SHBA rrëzojnë dronin tonë. A nuk është Turqia një aleat i SHBA-së në NATO? Kur na përshtatet, jemi partnerë" Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka nisur një sulm të ashpër ndaj SHBA-së për praninë e saj në Lindjen e Mesme dhe Siri. “SHBA- ja po dërgon aeroplanmbajtësen e saj në Izrael. Çfarë pune ka aeroplanmbajtësja amerikane në Izrael? Çfarë po vjen për të bërë? Së bashku me anijet që e shoqërojnë dhe gjithashtu me avionët që mban, do të bombardojë dhe shkatërrojë Gazën, do të ndërmarrë hapa për masakra të mëdha”, tha fillimisht presidenti turk dhe shtoi: “Duhet ta them këtë. Sot në Siri SHBA ka mbi 20 baza. Çfarë pune kanë bazat amerikane në Siri? Fatkeqësisht SHBA rrëzoi një dron ...
Çfarë u zbulua nga sulmin në Banjskë! Plumba të rinj dhe mortaja të sapo-riparuara në Serbi
Bota

Çfarë u zbulua nga sulmin në Banjskë! Plumba të rinj dhe mortaja të sapo-riparuara në Serbi

Plumbat e sekuestruar nga serbë e armatosur në veriun e Kosovës në fund të shtatorit u prodhuan në Serbi vetëm vitin e kaluar, ndërsa predha mortajash dhe granatahedhës kaluan nëpër qendrat e mirëmbajtjes shtetërore serbe në vitin 2018 dhe 2021, ka zbuluar BIRN nga analiza e simboleve të identifikuara arsenalin e gjerë. Një pjesë e armatimit të konfiskuar në fund të shtatorit në Banjskë, që u la pas nga serbët e armatosur në veriun e Kosovës, kaloi nëpër duart e shtetit serb gjatë pesë viteve të fundit, duke përfshirë plumbat që u prodhuan vetëm vitin e kaluar, raporton BIRN. BIRN përdori metoda të inteligjencës virtuale, të njohura si OSINT, dhe intervista me burime për të identifikuar llojin, kompaninë prodhuese dhe vitin e prodhimit të armëve. Analiza e simboleve të ide...
“Hija” që dha urdhrin/ Njeriu i terrorit, kush është udhëheqësi i sulmit në Izrael
Bota

“Hija” që dha urdhrin/ Njeriu i terrorit, kush është udhëheqësi i sulmit në Izrael

Thuhet se zëri në video i përket Mohammed Deif, komandantit të krahut ushtarak të grupit militant palestinez Financial Times ka zbuluar se personi që u shfaq si hije në një video të publikuar duke biseduar me ushtarët e tij, thuhet se zëri në video i përket Mohammed Deif, komandantit të krahut ushtarak të grupit militant palestinez. Ky artikull i prestigjozes britanike flet për rrugëtimin e Deif drejt niveleve më të larta të Hamasit, madje duke lënë në hije kundërshtarët e tij në Fatah. Shumë pak persona e njohin atë, por ata që e njihnin në vitet 1980 thanë se edhe atëherë ai thirrej si Deif, por disa të tjerë thanë se e njihnin me emrin e tij të vërtetë, Mohammed Diab Ibrahim Al-Masri, por deri në ditët e sotme vetëm një foto e tij qarkullon në rrj...
Plumb në kokë kandidatit për president në Ekuador/ Po hipte në makinë, një burrë i armatosur i doli përpara dhe…
Bota

Plumb në kokë kandidatit për president në Ekuador/ Po hipte në makinë, një burrë i armatosur i doli përpara dhe…

Është qëlluar për vdekje kandidati për president në Ekuador, Fernando Villavicencio. Mediat e huaja shkruajnë se Villavicencio, anëtar i asamblesë kombëtare të vendit, u qëllua teksa po largohej nga fushata në qytetin verior të Kuitos të mërkurën. Ndërkohë një anëtar i ekipit të tij të fushatës tha për mediat vendase se Villavicencio po hipte në një makinë kur një burrë doli përpara dhe e qëlloi në kokë. Presidenti i vendit, Guillermo Lasso tha se “krimi nuk do të mbetet i pandëshkuar”. Por jo vetëm kaq, pasi i dyshuari për këtë ngjarje të rëndë, u qëllua gjithashtu për vdekje gjatë në një shkëmbimi zjarri me sigurinë, tha prokurori i përgjithshëm i vendit në mediat sociale. Nëntë persona kanë pësuar lëndime, përfshirë një kandidat për asamble dhe dy policë. Raundi i parë...
Ky njeri ka dhuruar gjak çdo javë për 64 vjet, falë tij kanë shpëtuar 2.4 milionë foshnja
Bota

Ky njeri ka dhuruar gjak çdo javë për 64 vjet, falë tij kanë shpëtuar 2.4 milionë foshnja

James Harrison, i njohur si "Njeriu me krahun e artë", ka dhuruar gjak çdo javë për 64 vjet. Sipas Shërbimit Australian të Gjakut të Kryqit të Kuq, veprimet e Harrison kanë shpëtuar jetën e më shumë se 2.4 milionë foshnjave që kanë nevojë për gjak. Gjaku i Harrison ka antitrupa unikë, që luftojnë sëmundjet, të cilat janë përdorur për të zhvilluar një injeksion të quajtur Anti-D, i cili ndihmon në luftën kundër sëmundjes rezus. Dhurata e tij e jashtëzakonshme ka shpëtuar jetën e shumë njerëzve dhe u frymëzua kur ai i shpëtoi një operacioni në gjoks, për të cilin kërkoi gjatë. Dhe që atëherë ai është bërë një dhurues i rregullt.