Thursday, May 16

Aktualitet

“Shpëtova për mrekulli”/ Zbardhet dëshmia e 60-vjeçarit që iu bë atentat në Shkodër, u qëllua me 10 plumba por…
Aktualitet

“Shpëtova për mrekulli”/ Zbardhet dëshmia e 60-vjeçarit që iu bë atentat në Shkodër, u qëllua me 10 plumba por…

60-vjeçari u qëlluam e 10 plumba, por vetëm një e kapi në fytyrë Është zbardhur dëshmia e 60-vjeçarit Selami Brahimi, i cili u plagos mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Selami Brahimi është shprehur se po lëvizte në këmbë pasi sapo ishte larguar nga një pallat ku la mbesën e tij. Ai shton se ka shpëtuar për pak, pasi plumbi mund ta kishte kapur në kokë, por në moment ai ka lëvizur kokën dhe është prekur në fytyrë. Ai ka treguar se nuk ka arritur që të dallojë automjetin, nga ku është qëlluar në drejtim të tij dhe se s’ka probleme me askënd. “Unë sapo lashë mbesën time tek një punonjës që është afër picerisë. Sapo jam ulur poshtë më kanë qëlluar. Kam shpëtuar për mrekulli sepse në atë moment jam kthyer dhe plumbi më kapi fytyrën sepse ndryshe mund të më kishin qëlluar në k...
“S’mundem më, amanet fëmijët!”/ E RËNDË, 41-vjeçarja në Berat i jep fund jetës pas telefonatës me bashkëshortin
Aktualitet

“S’mundem më, amanet fëmijët!”/ E RËNDË, 41-vjeçarja në Berat i jep fund jetës pas telefonatës me bashkëshortin

Bashkëshorti i të ndjerës jetonte në Greqi prej një viti Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku një grua 41-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bilçë mbrëmjen e djeshme, ku viktima Shpresa K., pasi ka pirë fostoksinën, ka marrë vëllain në telefon dhe i ka thënë “nuk mundem më vëlla, amanet fëmijët”. Pas kësaj vëllai ma mbërritur menjēherë në banesën e motrës dhe e ka gjetur në gjendje kritike. Ai e ka dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal Berat dhe më pas është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku gjeti vdekjen. Mësohet se gruaja kishte pirë 3 kokrra fostoksinë, pas një debati në telefon me bashkëshortin e saj, Çlirim K.,i cili prej një viti jeton në Senalik të Greqisë. Ende është mister shkaku i...
E FUNDIT/ Skandali seksual në zyrë, rrëfehet Safet Gjici për herë të parë: Kush e pagoi videon
Aktualitet

E FUNDIT/ Skandali seksual në zyrë, rrëfehet Safet Gjici për herë të parë: Kush e pagoi videon

"Videon e ka paguar kundërshtari im politik..." Ka përfunduar mbrojtja në gjykatë për ish kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin. “Kjo është kjo është një hakmarrje personale e Abedin Urucit sepse unë i pamundësova për të marrë ca prona të bashkiëë të zaptuara kur erdha në krye të bashkisë. Unë kam shkelur vetëm etikën. Nuk kam shkelur asnjë nen asnjë ligj. Kërkoj të shpallem i pafajshëm. Videon e ka paguar kundërshtari im politik Uruci. Edhe sot them si la mundësi qe rashë pre e atij provokimi. U kërkoj falje familjarëve.
“Nuk isha mirë nga trutë e kokës”/ Gruaja e 34-vjeçarit mohon deklaratën në polici: Kamerat i vura vetë…
Aktualitet

“Nuk isha mirë nga trutë e kokës”/ Gruaja e 34-vjeçarit mohon deklaratën në polici: Kamerat i vura vetë…

E reja hedh poshtë pretendimet për dhunë dhe kontroll nga 34-vjeçari Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në Tiranë, ku 34-vjeçari Asqeri Mandri u arrestua pasi akuzohet se dhunonte gruan dhe e mbante të mbyllur në shtëpi. Gruaja ka dhënë një deklaratë  për gazetarët jashtë kamerave, në të cilën është tërhequr nga deklarata që ka dhënë në polici më herët. Ajo hedh poshtë pretendimet për dhunë dhe kontroll nga 34-vjeçari, ndërsa thotë se kamerat në shtëpi i ka vendosur vetë. “Nuk ka asnjë lloj dhune. Siç zihen krejt çiftet. Ku e gjete t’i të drejtën të shkosh tek shtëpia. Kamerat i kam vënë vetë. S’kam qenë mirë nga trutë e kokës, prandaj i thashë ato gjëra. Telefonin e kam thyer vetë. E theva për qef. Nuk e kam tradhtuar burrin, asnjëherë.”– ...
“Laja zhulin e Arbanit, ka ikur gjaku yt!”, nëna-vajzës: Të kanë vrarë shpirtërisht, 21 vjeçe!
Aktualitet

“Laja zhulin e Arbanit, ka ikur gjaku yt!”, nëna-vajzës: Të kanë vrarë shpirtërisht, 21 vjeçe!

Makbulja i kërkon vajzës së saj, Elonës që të largohet nga shtëpia sepse nuk ka mundësi ta mbajë. Në versionin e saj të historisë, Elona rrëfen në “Shihemi në Gjyq” se ka bashëjetuar për 10 vite me Arbanin. Ata emigruan në Francë ku ajo punonte ndryshe nga ai që nuk ka punuar asnjë ditë. Elona ia kishte dhënë atij të gjitha të ardhurat, ndërsa Arbani ia kishte dorëzuar motrës së tij. Më pas, ai i përmend Elonës një investim në një pallat dhe vendosin që të bëhen investitorë.  Por në këtë pronë janë investuar edhe paratë e babait të ndjerë të Elonës. Pavarësisht pronave që ajo duhet të kishte, vijon të jetojë me pensionin e Makbules dhe kjo është arsyeja që nëna përballet me të në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan. Përveç dëmit financiar, Elona ka kaluar edhe depresio...
“Nuk më shihte mua, por burrin e njerëzit e tij”, nëna i kërkon vajzës të largohet nga shtëpia
Aktualitet

“Nuk më shihte mua, por burrin e njerëzit e tij”, nëna i kërkon vajzës të largohet nga shtëpia

Makbulja është një nënë që ka sjellë vajzën e saj, Elonën në “Shihemi në Gjyq”. Me shumë mundim, ajo nis të shpjegojë për publikun e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan arsyen që e ka bërë të arrijë në këtë pikë. Makbulja thotë se Elona është dëmtuar nga ish-bashkëjetuesi i saj sepse i ka dhënë atij shuma të konsiderueshme parash, por kjo ka sjellë  edhe humbjen e parave të familjes. Ajo i kërkon së bijës që të largohet nga shtëpia sepse pas vdekjes së bashkëshortit, nuk ka mundësi ekonomike. Makbule: Unë kam vendosur për Elonën që nuk mund ta mbaj më në shtëpi për arsye se unë jam me një pension të vogël, nga ekonomia kam rënë shumë sepse jam shumë e dëmtuar nga burri që më vdiq por sepse kjo fëmija im kur i kishte pronat e gjërat i ka çuar të gjitha te njerëzit e burrit, ka bë...
Takon pas 7 vitesh heroin e tij, Ramazani gjunjëzohet: Kam bërë vetëm detyrën
Aktualitet

Takon pas 7 vitesh heroin e tij, Ramazani gjunjëzohet: Kam bërë vetëm detyrën

Pas përfundimit të rrëfimit të tij në “Ka Një Mesazh Për Ty”, Ramazani mëson se gjatë gjithë kësaj kohe i ftuari ka qëndruar në anën tjetër të studios së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Ervin Hodaj ishte asokohe drejtor i Policisë së Qarkut të Tiranës dhe e ndihmoi Ramazanin që të hiqte nga emri i tij akuzën e rëndë dhe të padrejtë si person me precedent kriminal dhe trafikant i qenieve njerëzore. Kjo ndodhi pasi në vitin 2016 ai thjesht shtiu me armën e tij të gjahut, por ngjarja mori përmasa të tilla sa shkaktoi një dëm të madh psikologjik te Ramazani. Sapo ky i fundit sheh Hodajn, gjunjëzohet dhe e falenderon e bekon për ndihmën ndaj tij. “Të ruajttë Zoti! Faleminderit shumë! Të ruajttë Zoti me fëmijë e familje!” Hodaj qëndron tepër modest dhe i shpjegon se ka bërë vetëm detyr...
“Më kërkoi 30 ditë”/ ‘Shpëtimtari’ e çliroi nga padrejtësia, Ramazani: E shoh në ëndërr, dua veç…
Aktualitet

“Më kërkoi 30 ditë”/ ‘Shpëtimtari’ e çliroi nga padrejtësia, Ramazani: E shoh në ëndërr, dua veç…

Një incident në 2016-ën e bëri Ramazanin të vuante shpirtërisht për vitet që do të pasonin. Vetëm një provë me armën e tij të gjahut do të sillte ngjarjen e paimagjinueshme në jetën e tij: një akuzë të padrejtë si person me precedent kriminal dhe trafikant të qenieve njerëzore. Prej atij momenti,  Ramazani dhe familja e tij nuk gjetën qetësi.  Ai tregoi në “Ka Një Mesazh Për Ty” rendjen nëpër institucione në përpjekje për të pastruar emrin, shqetësimin dhe frikën se mos arrinte në vetëgjyqësi. Gjatë kohës që përpiqej të takonte dikë për të zgjidhur problemin, shkoi në Drejtorinë e Policisë së Qarkut në Tiranë. Aty i rekomanduan që të takonte Ervin Hodajn, i cili asokohe ndodhej në krye dhe Ramazani e mban mend fare mirë atë takim të cilin e ndan me rubrikën e së “Dielës Shqip...
“Më nxinë figurën”/Padrejtësia po e shtynte në vetëgjyqësi: Personi që ka ardhur ka shpëtuar 4 jetë
Aktualitet

“Më nxinë figurën”/Padrejtësia po e shtynte në vetëgjyqësi: Personi që ka ardhur ka shpëtuar 4 jetë

Viti 2016 shënoi një ngjarje të tmerrshme në jetën e Ramazanit. Ndërsa ndodhej një ditë në shtëpinë e tij Kavajë pasi është emigrant prej 27 vitesh në Itali, vendosi të provonte armën e gjahut. Një inspektor i policisë e arrestoi menjëherë  dhe prej aty ai u gjobit, më pas iu hoq leja e armës dhe në fund, erdhi një shkresë ku e cilësonte si person me precedent kriminal dhe trafikant i qenieve njerëzore. Këtë ngjarje që Ramazani e ndau mes lotësh në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, po e dëgjon edhe drejtori  i Hetimeve të Krimeve të Rënda, Ervin Hodaj.  Ai është ftuar nga Ramazani, por ai nuk e di se Hodaj ka mbërritur. Në këtë pikë të rrëfimit, Ramazani është ndalur në dëmin psikologjik që i ka shkaktuar ky gabim atij dhe familjes sepse po i shtynte drejt vetëg...
E shtëna që i njollosi emrin, Ramazani: Më akuzuan si trafikant të qenieve njerëzore
Aktualitet

E shtëna që i njollosi emrin, Ramazani: Më akuzuan si trafikant të qenieve njerëzore

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi ndryshe këtë të diel pasi erdhi fillimisht i ftuari dhe jo dërguesi. Drejtori i Hetimeve të Krimeve të Rënda, Ervin Hodaj erdhi në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan me ftesën e Ramazanit, i cili dikur është gjendur në një situatë të vështirë. Hodaj u vendos në anën tjetër të ekranit për të parë rrëfimin e Ramazanit, i cili nuk e di se i ftuari tashmë ka mbërritur. Ramazani jeton prej 27 vitesh në Itali, por para disa vitesh një incident pa asnjë dëm ndaj dikujt i shkaktoi një njollë në jetën e tij. Ramazan: Ka qenë 2016 mos gabofsha. U ktheva në Shqipëri dhe ne si traditë kemi, gjyshi, babai im dhe unë, armën e gjahut. Hapëm shtëpinë si gjithë të tjerët, gruaja filloi të pastronte. Unë mora armën, sipër shtëpisë kisha një bahçe të vogël me...