Tuesday, April 30

Real Madrid “pushton” Camp Nou, galaktikët poker ndaj Barcelonës dhe kalojnë në finale të kupës

Real Madridi kualifikohet për në finalen e Kupës së Mbretit. ‘Los blancos’ kanë bërë një lojë të çmendur, duke mposhtur me rezultatin e thellë Barcelonën në Camp Nou. Ylli i mbrëmjes ishte ‘Topi i Artë’, francezi Karim Benzema, i cili ishte i papërmbajtur. Ai shënoi një ‘hat-trick’ duke i shtangur në shtëpinë e tyre ‘blaugranët’ e Xavit, të cilët kishin fituar 1-0 takimin e pare në Madrid dhe konsideroheshin si favorite edhe për të kaluar në finalen e Kupës së Mbretit.

Por ‘hakmarrja’ e madrilènëve për tri humbjet e fundit ndaj Barcelonës, nuk do të mungonte. ‘Orkestra’ e Ancelottit nuk do të stononte, madje me një ‘violinë të parë’ si Benzema, i cili bnuk fal kur del përpara portës.

Sipari i golave u hap që në fundin e pjesës së parë, ku pas një kundërsulmi vrastar, dyshja Benzema-Vinicius Junior dërgojnë topin në rrjetë me golin që mban “emrin” e brazilianit. Më pas gjithçka mbeti në dorën e “bomberit” francez, Karim Benzema i cili shënoi ‘hat-trick’-un e dytë radhazi pas atij ndaj Valladolidit në ndeshjen e së shtunës. Shikojini videot e golave:

45′- Reali në kundërsulm, Benzema i kthen topin Viniciusit dhe gol, realizon braziliani dhe 1-1

49′- Modric pason për Benzema godet nga jashtë dhe është në rrjetë, 0-2 për Real