Saturday, May 18

Rikja nuk i ndahet Meritonit! ‘Ti shkon i fut duart asaj’, Ilnisa bëhet xheloze…

Rikja ka qëndruar më shumë me Meritonin ditën e sotme, duke tentuar ta bëjë xheloze Ilnisën.

Fillimisht ata u përqafuan në dhomën e gjumit në sy të Ilnisës e më pas teksa ishin ulur në tavolinën e ngrënies,

Rikja u shpreh se kishte nevojë për një masazh, ndërsa Meritoni ofroi t’ia bënte.

 

Rikja ia ktheu me ironi duke u shprehur se do të bëhet nusja xheloze, epitet që i drejtohet Ilnisës.

Rikja: Kam nevojë për një masazh.

Meriton: Do ta bëjmë.

Rikja: Për Zotin më dhemb i gjithë trupi.

Meriton: Do ta bëjmë.

Rikja: Jo, se po qan nusja pastaj. A të keqen, s’dua të qaj nusja pastaj. Do të më ftosh në dasëm? Aman mos më helmoni. Të paktën mos më helmoni.

Meritoni: O shpirti im. Vetë dasma je ti.

Rikja: Do të vi me të zeza.

Meritoni: Ti je vetë dasma, në atë moment që do të martohem unë. Ke për të ardhur aty.