Monday, February 26

Kiara bën gati valixhet, Luizi shpërthen në lot

Kiara dhe Olta janë “kokë më kokë” në nominim, teksa një prej tyre pritet që të dalë mbrëmjen e sotme nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

 

 

Teksa moderatorja ishte duke bërë gati valixhet, Luizi është prekur duke derdhur dhe lot. Kiara e ka pyetur pse qan por ai nuk i ka kthyer përgjigje, teksa shihte i përhumbur valixhet e saj.

 

 

Më herët Luizi deklaroi se nëse moderatorja do të linte shtëpinë, bashkë me të do të dilte dhe ai megjithatë, Kiara arriti ta bindte që të qëndronte. Kiara ndihet më e rrezikuar në këtë nominim dhe për këtë arsye Luizi ndjen se këto ishin ditët e fundit të tyre bashkë.