Monday, May 20

Donaldi bën dedikimin romantik për ditëlindjen e Borës: Për ty botën

Moderatorja e dashur për publikun, Bora Zemani, feston sot ditëlindjen dhe mbush 32 vjeç. Urimin e parë dhe të veçantë e ka marrë nga partneri i saj, Donald Veshaj.

Aktori dhe moderatori i njohur ka postuar në “Instastory” një fotografi të Borës, krahas së cilës ka shkruar:

“Për ty botën”.

Moderatorja e ka ripostur këtë në “Instastory”-n e saj dhe shkruan: “Shpirti im”.

Siç e do tradita çdo vit, ditëlindjen e moderatores, Donaldi dhe vëllezërit shkojnë për ta festuar në një vend malor me borë.

Bora duket që ka një marrëdhënie shumë të ngushtë edhe me Romeon, i cili e ka uruar duke shkruar: Gëzuar ditëlindjen ‘my bro’!

Gjithashtu Bora ka marrë një urim edhe nga mikesha e saj Semi ku i shkruan: Shpresoj që gjithmonë të festojmë kështu si fëmijë, por tani ti je ‘fijuar’.