Monday, May 20

U tha se do ta prenzantonte EFI, por ja kush do prezantoj BBVIP Fan Club

Ashtu si çdo sezon të “Big Brother VIP”, edhe këtë herë do të transmetohet programi mbështetës BBV Fan Club.

Fillimisht ky program është moderuar nga Dojna Mema e më pas i kaloi Megi Pojanit.

Mirëpo këtë vit duket se prezantuesja do të ndërrohet sërish dhe do t’i besohet një tjetër moderatoreje.

Burime për “Kryefjala” kanë bërë me dije se miqtë e ngushtë të Enxhi Nasufit kanë konfirmuar se do të jetë pikërisht ajo moderatore e Fan Club.

Aktualisht ajo është pjesë e programit “Wake Up” ndërsa pak ditë më parë u shpall edhe fituese e “Dancing with the stars”.