Saturday, July 13

Keisi u nda me Kristin për shkak të Lorencit? Ja çfarë thotë shoqja e saj

Ndarja e Kristi dhe Keisit brenda shtëpisë së BBVIP tërhoqi shumë vëmendje, teksa publiku kërkon të dijë arsyet e këtij vendimi të çiftit.

E ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, shoqja e Keisit, Frensi Danga ka thënë se ndarja ka ardhur si efekt i një reflektimi që ka pasur vetë Keisi. Ajo po ashtu ka hedhur poshtë dhe teoritë se shkak mund të ketë qenë Lorenci, hyrja e re që u supozua dhe si ish-i dashuri i saj.
‘Mendoj se ishte diçka e momentit, ajo është përfshirë nga situatat e aty. Ajo është ndikuar dhe nga hyrja e Sabianit. Keisi nuk ishte vetvetja kur ishte me Kristin. Humbi veten. Ajo nuk fliste fare. U hutua pas Kristit. Nuk bënte asgjë tjetër vetëm rrinte me Kristin. Prisja që të ndaheshin kur të dilnin. Ata nuk janë aspak tipa të përbashkët. Nuk është Kristi tipi i saj.

Lorenci nuk ka të bëjë fare. Hyrja e tij nuk ka ndikuar. Më Osum ka ndikuar imitimi, ku ajo kuptoi se si sillej dhe deshi të ndryshonte. Lorenci nuk besoj se ka lidhje fare. Lorenci është thjesht miku i saj. Ata kanë pasur shoqëri të përbashkët dhe kështu janë njohur por janë vetëm miq.”- tha ajo.