Thursday, April 25

I tha se ka probleme psikologjike, Armaldo i kërkon ndjesë Kristit

Armaldo Kllogjeri i  kërkoi ndjesë Krist Aliajt dhe tha se është shprehur gabim.

Maestroi e ndryshoi termin e përdorur dhe tha se sipas tij Kristi ka presion psikologjik, jo problem.

Kristi tha se të gjithë banorët kanë presion psikologjik, dikush më pak e dikush më shumë.

Por jo vetëm kaq, pasi Armaldo ironizoi Kristin duke i thënë që kur të dalë nga shtëpia, të ushqehet sepse është dobësuar shumë.