Friday, April 26

Armaldo-Luizit: Ke për ta parë ça do të bëj pas nominimit!

Nominimi i kësaj jave përveçëse ka frikësuar Kristin, ka futur “fort” në lojë edhe Armaldon. Ky i fundit ka qenë mjaft i përfshirë në debatet që Kristi ka patur me Luizin, ndërsa dhe ai vetë diskutoi me Kristin lidhur me nominimin.

Teksa një pjesë e banorëve po qëndronin në verandë, Armaldo i tha Luizit se nëse ai nuk del nga shtëpia të shtunën, ka për ta parë se çfarë do të ndodhë.

I pyetur nga Luizi se çfarë pritet të ndodhë, Armaldo tha se Luizi ka për të fjetur gjithë kohën gjumë, duke nënkuptuar që do i trembet lojës së tij.

Maestro i tha Luizit se e kishte paralajmëruar edhe më parë që të mos merrej me të, pasi sipas tij, në këtë mënyrë ai nuk e fiton dot Big Brotherin.

Luizi u shpreh se Armaldo është aktivizuar në shtëpi, vetëm për shkak të tij dhe ngacmimeve të tij. Maestro i tha Luizit të tregoi të vërtetën në “Prime” dhe të mos mashtroi. Ky i fundit i tha Armaldos se ai e ka bërë për “dy lek” atë.