Partia Demokratike është regjistruar në zgjedhjet e 14 Majit. Pas teatrit prej një javësh, Celibashi ka vendosur që të regjistrojë partinë Demokratike.
Vetëm një anëtar i KQZ-së ka votuar kundër, ndërsa të tjerët pro.
Deklarata solemne do të nënshkruhet nga Enkelejd Alibeaj, zëvëndësi i Lulzim Bashës.
Ndërkohë, “Bashkë Fitojmë” është koalicioni i Sali Berishës me aleatët e tij, që do të garojnë në zgjedhjet vendore të 14 majit. Bashkë me emrin u publikua edhe logoja zyrtare. Shkronjat nistore të Koalicionit do të jenë: “BF”.