Saturday, May 18

Berisha, Basha apo Bardhi? Gjekmarkaj zbulon se me kë nga demokratët ndihet më afër

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj është pyetur në emisionin “Zonë e Lirë” se me kë ndihet më afër nga tre demokratët, Sali Berisha, Gazment Bardhi apo Lulzim Basha. Ai u përgjigj se kur PD ka qene e bashkuar i ka mbështetur të tre, por tani që PD është e ndarë funksionon vetëm me veten e tij.

 

Mirëpo, Bardhin e veçoi pasi sipas tij, po bën një përpjekje për të bashkuar opozitën.

 

“Dikur kanë qene Bogdani, Budi, Bardhi, tani është Gaz Bardhi, Sali Berisha, Lulzim Basha, i kam mbështetur kur kanë qene të tre bashkë dhe kur PD kanë qene e bashkuar. Tani që PD është e ndarë, unë më shumë se me këdo tjetër jam me veten dhe funksionoj të jem me veten dhe me njerëzit të cilët synojnë t’i japin një zgjidhje opozitës, e cila është e shartafiluar dhe jo serioze në vitin 10 të saj të qënit opozitë. Në këtë kontekst, zoti Bardhi po bën një përpjekje, e cila meriton duartrokitje për t’i dhënë seriozitet dhe për ta bashkuar opozitën, por personalisht veten nuk e veçoj pranë asnjë grupi. Gaz Bardhin e mbështes në përpjekjen që ai po bën për të bashkuar opozitën bashkë me grupin tjetër të Rithemelimit.

 

Ne po kalojmë dy vite të një eksperiencë vërtetë të tmerrshme nga pikëpamja e seriozitetit opozitar, kemi një opozitë copa copa që merret me vetveten, që humbet raportin me dinamikat e vendit, që nuk merret seriozisht nga qeveria. Ne e shohim që kryeministri nuk është pothuajse kurrë prezent në parlament”, u shpreh Gjekmarkaj