Saturday, May 18

Çfarë publikoi? Arbana Osmani poston foton e parë pas dasmës

Të shtunën e kaluar, Arbana Osmani kurorëzoi në martesë dashurinë me regjisorin Eduart Grishajn, në një dasmë madhështore që u mbajt në Toskanë, Itali.

Çifti preferoi që ditën e tyre më të rëndësishme ta shijonte në privatësi, duke mos lejuar as të ftuarit të bëjnë foto apo video.

Madje as Arbana dhe Eduarti nuk postuan asgjë nga dita e tyre e madhe. Por dje, moderatorja e dashur për publikun ka vendosur që të postojë foton e parë pas dasmës.

Çfarë publikoi? Arbana Osmani poston foton e parë pas

Arbana ka fotografuar djalin e madh, Jonin dhe mbesën teksa janë ulur në një ambient që duket se i përket vendit ku u zhvilluar dasma.

Gjithashtu moderatorja ka ndarë me ndjekësit edhe një video, ku ajo shfaqet duke ecur në natyrë.

Çfarë publikoi? Arbana Osmani poston foton e parë pas

Ndërkohë fansat janë duke pritur me padurim që të shohin ndonjë foto dhe video nga dasma e tyre.