Saturday, May 18

“Femra më seksi në BB VIP 2…”/ Bjordi Mezini flet troç: Valbona Selimllari…

Ish-banori i këtij edicioni të dytë të “Big Brother VIP”, Bjordi Mezini, prej disa kohësh përflitet për një romancë me Ana Likën, megjithatë të dy janë treguar të rezervuar kur u pyetën për raportin mes tyre.

Së fundmi, ai ka dhënë një intervistë për emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, ku i pyetur nëse është në një lidhje me Anna Likën, ai tha duke qeshur: “Jam i lidhur, kam të dashur? Nuk e di!”

Ndërkohë i pyetur nga Salsano “kush ishte më seksi nga BB VIP2”, Bjordi tha emrin e aktores së njohur, Olta Gixhari.

“Nga vajzat më seksi besoj se jeni të gjithë dakord me mua kur them se ishte Olta Gixhari”, u shpreh Bjordi.

Ndërsa sa i përket femrës më të bukur e showbizit shqiptar, ai shtoi: “Ka shumë, por ajo që më pëlqen mua është Valbona Selimllari”.