Saturday, July 27

E FUNDIT/ Nuk ka liri për Vangjush Dakon! GJKKO lë në qeli ish-kryebashkiakun

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka vendosur ditën e sotme masën e sigurisë “Arrest me burg” për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Dako akuzohet se ka shkelur detyrën për një pallat 11 katësh, që ka ndërtuar shtesë pa leje si dhe për një tender për rërën në plazhin e Currilave, ndërsa ndaj tij zyrtarisht rëndojnë akuzat për ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Falsifikim dokumentesh’.

Ish-kryebashkiaku kërkoi lirim përmes garancisë pasurore, por kjo kërkesë nuk u pranua.