Saturday, July 27

Përplasja e Ballës me Berishën, ndërhyn Noka: Ky halabak ordiner…

Seanca e sotme parlamentare nuk ka kaluar pa debate mes deputetëve të opozitës dhe të maxhorancës. Pas fjalës së deputetit të PS, Taulant Balla dhe deklaratave të këtij të fundit për Sali Berishën, ka reaguar deputeti Flamur Noka.

Noka kërkoi përjashtimin nga seanca parlamentare të deputetit të PS, Taulant Ballës, pas deklaratave të bëra në drejtim të Sali Berishës. Deputeti i kërkoi kryeparlamentares Lindita Nikolla që të marrë masa për gjuhën e përdorur nga deputeti Balla.