Saturday, July 27

“Në emër të Jezu Krishtit”/ Sulmi i përgjakshëm në Francë,momenti kur siriani qëllon me thikë foshnjën

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur paraditen e sotme në Francë, ku 4 fëmijë u qëlluan për vdekje me thikë.

Pamjet e tmerrshme tregojnë një refugjat sirian duke goditur me thikë në mënyrë të përsëritur një fëmijë që ishte në karrocë përpara nënës së tij që bërtiste, në një shesh lojrash që pa gjithësej 8 fëmijë që u plagosën.

Sulmuesi, i identifikuar si Abdalmash H, 31 vjeç, deklaroi dy herë ‘në emër të Jezu Krishtit’ teksa nisi tërbimin e tij ‘të neveritshëm’ në një park buzë liqenit në qytetin Annecy, një pikë e nxehtë turistike në Francën juglindore, rreth orës 9:45 të  mëngjesit.