Ka dalë ditën e sotme para gjykatës Albi Muhollari.
Kujtojmë se 24-vjeçari akuzohet për veprën e rëndë penale “Vrasje”, teksa mbyti me qese plastmasi nënën e tij.
Gjykata e Gjirokastrës dha sot masën e sigurisë ‘arrest me burg” për Albi ndërkohë që gjatë seancës së zhvilluar sot, 24 vjeçari ka pranuar krimin por nuk ka dhënë asnjë arsye përse e ka marrë këtë veprim të rëndë.
24 vjeçari ishte kthyer vetëm pak ditë më parë nga Shtetet e Bashkuara ku kishte përfunduar studimet e larta atje. OPGJ, në praninë e avokatit, mori në pyetje ditën e djeshme të riun. “Çfarë ishte kjo që bëra?”, kanë qenë fjalët e vetme që ka thënë i riu pas arrestimit për këtë akt të rëndë.
Dyshohet se i riu e ka kryer aktin e rëndë nën kushtet e një gjendje depresive. I ati fajësoi mjekët e spitalit të Përmetit, që nuk e kanë mbajtur të shtruar të birin. Kujtojmë që ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës.