Saturday, March 2

“Më vjen keq që mes teje dhe Deas…”/ Kristi u përgjigjet fansave ‘të mërzitur’ që…

Ish-banori i “Big Brother VIP 2”, Krist Aliaj, është pjesë e jurisë së “She’s on Top”, që transmetohet çdo të diel në Top Channel.

Ditën e djeshme ai u ka dhënë mundësinë fansave të tij që të bëjnë pyetje pikërisht rreth këtij emisioni. Por siç ndodh zakonisht me ndjekësit, ata dalin jashtë teme dhe pyesin apo komentojnë jetën private.

Një ndjekës duket se është ‘mërzitur’ që mes tij dhe Deas nuk ka një lidhje dashurie.

“Më vjen keq që mes teje dhe Deas nuk ka romancë. Jeni shumë të mirë bashkë”, i shkruan një ndjekës, të cilit Kristi i përgjigjet shkurt: “Më fal”.

“Më vjen keq që mes teje dhe Deas...”/ Kristi u

Kujtojmë se gjatë “Trotuarit” në “E Diell”, Dea dhe Kristi sqaruan edhe njëherë raportin mes tyre. Dea tha se nuk ka asnjë romancë, por kanë vetëm raport shumë të mirë shoqëror.