Saturday, May 18

“Mbi 19 mijë fermerë të pajisur me kartë nafte”/ Rama jep lajmin e mirë: Kemi rritje të eksporteve bujqësore

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se është rritur eksporti bujqësor.

Gjithashtu deri më tani 19,412 fermerë janë pajisur me kartën e naftës baraz me një sasi prej 4,138,198 litrash, për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi.

“Mirëmëngjesi dhe me lajmin e mirë se ndërkohë që kemi rritje të mëtejshme të eksporteve bujqësore, deri tani 19,412 fermerë janë pajisur me kartën e naftës baraz me një sasi prej 4,138,198 litrash, për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi në një proces që vijon me furnizim me Naftë Falas nga Skema Kombëtare e Mbështetjes 2023, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.