Saturday, July 13

Ronaldo i komentoi në videon me Kiarën, Luizi nuk përton t’i përgjigjet: A e kalon dot…

Pas përfundimit të “Big Brother VIP 2” publiku është shumë kuriozë që të dijë se çfarë po ndodh me Luiz Ejllin dhe Kiara Titon. Edhe pse herë pas here aludohet se ata janë ndarë, këngëtari dhe moderatorja janë bashkë dhe mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Ronaldo i komentoi në videon me Kiarën, Luizi nuk përton

Ditën e djeshme, këngëtari i dashur për publikun ka postuar në “Instastory” një video duke ecur dorë për dore me partneren e tij. Këto imazhe duket se janë realizuar pak para se të shkonin në dasmën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës.

E si çdo postim tjetër i Luizit, edhe kjo video ka marrë me mijëra pëlqime dhe komente. Madje vëmendjen e merr ai i Ronaldo Sharkës, pasi Ejlli ka vendosur që t’i kthejë përgjigje.

Ronaldo i komentoi në videon me Kiarën, Luizi nuk përton

“Të komentoj pa se ka marrë Tick-un blu dhe ka lezet”, shkruan ish-banori i “Big Brother VIP”, duke iu referuar se ka marrë konfirmim nga kompania e madhe META.

Nërkohë Luizi me shaka i përgjigjet: “Tani që u bëre me Tick blu, a e kalon dot pishinën?”.