Saturday, March 2

“Ah more çun, gjyna…”/ Luizi ndan me fansat bisedën e veçantë: Jam prekur shumë, në momentin e parë që do vij…

Personazhi më i dashur i ‘Big Brother VIP Albania 2’ është padyshim Luiz Ejlli, teksa me lojën e tij ai i rrëmbeu zemrën të vegjëlve dhe të mëdhenjve brenda dhe jashtë vendit.

Së fundmi Luizi ka shpërndër në llogarinë e tij në Instagram një video teksa komunikonte me një nga fansat e tij, por ndryshe nga të tjerët ajo ishte fanse e veçantë.

Kristina, një grua në moshë është e njohur në TikTok teksa mezi priste mbrëmjet e spektaklit të madh të Big Brother VIP ndërkohë që e ndiqte nga ekrani Luizin 24 orë.

“Kam lënë një takim në videocall me një zonjë të nderuar që quhet Kristina. Kur i kam parë videot jam lumtuar dhe gëzuar por edhe jam prekur shumë.”- dëgjohet të thotë Luizi.

Në një video call që fituesi i Big Brother ka zhvilluar duket se e ka surprizuar shumë Kristinën e cila u prek dhe nisi të përlotej gjithashtu.

“U fikën dritat o Luiz do na lësh pa parë, ahh more çun. Gjyna i kishim si kalamaj, sytë nga televizori gjithmonë.”- ka thënë Kristina më herët në një video.

Ndërkohë që biseduan sëbashku, Luizi i premtoj Kristinës së do të shkonte në Greqi, aty ku dhe jeton, për ta takuar.

“Unë do vij në Greqi në momention e parë që do më jepet mundësi do të të takoj dhe do ulem në të njëjtin divan me ty”- thotë Luizi.