Monday, February 26

Luiz Ejlli i plotëson dëshirën ndjekëses së tij më të zjarrtë, çfarë ka bërë kësaj here këngëtari?!

Vetëm para pak ditësh, këngëtari Luiz Ejlli përfundoi eksperiencën e tij në Big Brother ku edhe fitoi çmimin e madh. Pjesëmarrja e tij bëri që ai t’i kthehej skenës dhe të punojë për projekte të reja. Pa kaluar një javë, një super lajm erdhi  nga moderatori dhe aktori Donald Veshaj dhe kishte të bënte pikërisht me një këngë me Luizin. Ata publikuan një video në instagram, përmes së cilës ka paralajmëruar projektin e tyre dhe më pas kënga, titulluar ”Dy shotsa”, bëri paraqitjen e saj të parë në emisionin “Më Lër Të Flas”.

Mbështetësit e tij e kanë përkrahur atë gjatë gjithë periudhës që ai ka qenë banor brenda shtëpisë së “BBV” dhe jo vetëm. Ata madje kanë qëndruar besnik ndaj tij edhe pas përfundimit të asaj eksperience dhe Luizi ka vendosur që ditën e sotme të bëjë të lumtur një prej tyre. Ai ka vendosur të telefonojë me video call një ndjekëse, e cila quhet Kristina dhe jeton në Greqi. Këngëtari ka pohuar se kishte po aq emocione sa zonja Kristina, duke shkruajtur edhe një shkrim falenderues për të gjithë:

Dashuria që marr nga ju është më e madhe seç mund ta kisha menduar.
Kisha edhe unë po aq emocione sa Zonja Kristina (të cilën sot e njihni të gjithë), prandaj këto emocione të bukura nga kjo telefonatë surprizë, doja t’i ndaja me të gjithë ju.
Faleminderit nga zemra!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

Ju rikujotjmë se, pas daljes së tij nga shtëpia kanë nisur gjithashtu aludimet se lidhja mes tij dhe Kiara Titos ka përfunduar. Ata kanë postuar mjaft shpesh, duke i përbuzur këto gënjeshtra. Së fundmi, Kiara ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një foto me Luizin, duke mbyllur “gojët e liga”.