Sunday, April 14

Çfarë raporti ka Keisi Medini me mamanë e saj? Po Sabiani?

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhduar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në kujtesën e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Keisi Medini e ftuar në një intervistë së fudnmi ka treguar më shumë rreth marrëdhënies me mamanë e saj, pasi gjithmonë Keisi përmend babain e saj, Sabianin.

Marrëdhënia me mamin është e njëjtë si ajo me Sabianin, por thjesht duke qenë se nuk është pjesë e botës së televizionit kam dashur ta lë si mënjanë, pasi nuk ka qejf që të dalë nëpër portale. E lë mënjanë, pasi dua që ajo të ketë qetësinë e saj, e kam si motër. Jam rritur me dashuri shumë të madhe, babi dhe mami janë 24 orë pas meje.

Lidhur me raportin që mban Sabiani me nënën e saj, Keisi tha se kanë shumë respekt për njëri-tjetrin.

Normal që mami dhe babi takohen, kanë një marrëdhënie shumë të mirë, si rallëherë ndodh në Shqipëri. Kanë respekt për njëri-tjetrin e kanë pasur gjithmonë, ai është një baba perfekt, kujdeset dhe për mamin tim. Është një kryefamiljar perfekt.

Keisi Medini është mjaft aktive në rrjete sociale dhe gjithmonë na tregon pak nga përditshmëria e saj e  së fundmi na zbuloi se kshte shkruar për të bërë shopping, por jo me shoqet e saj ashtu siç mund ta mendoni. Personi që e shoqëronte bukuroshja e quan ‘bodyguardin’ e saj.