Saturday, July 27

“Ka snajper në godina, serbët në shënjestër”/ Mediat serbe TRONDITIN me pamjet e publikuara: Në dritaren e ndërtesës…

Situata vazhdon të jetë e tensionuar në veri të Kosovës. Media serbe Kurir.rs kanë publikuar foto nga godina e komunës në Zubin Potokut, ku është zbuluar se në dritaren e ndërtesës ndodhet një snajper i  forcave speciale të Kosovës.

Në shkrim media serbe shprehet se snajperi, i përket forcave speciale të Kosovës dhe ka në shënjestër protestuesit serbë.

‘Në Leposaviç kanë shtrirë telat me gjemba rreth ndërtesës së komunës, ndërsa në komunën e Zubin Potokut në veri të Kosovës dhe Metohisë është zbuluar se në dritaren e ndërtesës komunale ka pasur një snajper të forcave speciale të Kosovës, që ka për qëllim serbët! Pamja ka shqetësuar të gjithë serbët në veri të Kosovës,”-shkruhet në artikull.