Thursday, March 28

“Shote Galica e Zhaklin Lekatarit”/ Ronaldo ballafaqohet me Nitën: Duhet të vijë me zarf me lekë…

Të ftuar në E diel, në rubrikën “Në trotuar”, Ronaldo Sharka dhe Nita Lafiti janë ballafaquar, për shkak hatërmbetjes së këngëtares me memet e gazetarit në Instagram.

Në batutë e sipër, Ronaldo i thotë Nitës se madje ajo duhet ta paguante për marketingun që i ka bërë.

Pjesë nga biseda:

Ronaldo: Dua të falenderoj “E diel” Manush, që ka bërë të mundur nxjerrjen e Nitës nga shtëpia dhe frigoriferi, se Bledi tha e nxora, por Nita vazhdon të jetë aty.

Nita Latifi: Dhe unë të nxora nga shpia

Ronaldo: Më lini të flas, pastaj të flasë Shote Galica e Zhaklin Lekatarit. Doli Nita jashtë pa komentet nga Kosova “pse rri ti me Bledin”, fap u kompleksua Nita. Kjo është e gjithë historia. Dhe unë mendoj se Nitës nuk i dhemb as komenti i Bledit, as memet e mia në Instagram, se është humor. Jam e sigurt që është korrekte, ka paguar producentin e këngës. Nita ke dhe një pagë për mua që të bëra fokus në showbiz, duhet të jesh falenderuese.