Modelja e famshme, Heidi Klum, ka mahnitur të gjithë në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë të mërkurën (24 maj). 50-vjeçarja mbante veshur një fustan në ngjyrë të verdhë, i cili kishte një prerje të ‘rrezikshme’ që dukej se i tregonte më shumë seç duhej.
Fustani i modeles së famshme kishte një të çarë deri te pjesët intime se dhe mjaft i hapur te barku. Madje në një moment Heidi ka pasur një problem me veshjen që i ka zbuluar gjoksin.
Modelja e famshme dukej më e nxehtë se kurrë, duke treguar edhe këmbët e saj të tonifikuara.
Fustani mahnitës i tapetit të kuq kishte gjithashtu detaje me xhevahire argjendi përgjatë shpatullave dhe të kryqëzuara mbi mes, duke nxjerrë në pah belin e saj të vogël.